Rapinoe u bën thirrje futbollistëve ta ndryshojnë botën: Bëni diçka

  • 24 September 2019 - 09:04
Rapinoe u bën thirrje futbollistëve ta ndryshojnë botën: Bëni diçka

Megan Rapinoe u ka bërë thirrje futbollistëve dhe futbollisteve që ta shfrytëzojnë mundësinë e mrekullueshme të tyre për ta ndryshuar botën përgjithmonë, gjatë fjalimit të saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s.

Pasi u shpall futbollistja më e mirë e vitit në botë, në ceremoninë e FIFA-s në Milan të hënën, Megan Rapinoe e shfrytëzoi platformën e saj për të folur për disa nga problemet kryesore në botën e futbollit.

Amerikania tha se ajo frymëzohet nga Raheem Sterlingu dhe Kalidou Koulibaly, pasi dyshja doli kundër incidenteve të racizmit, si dhe i përmendi disa ngjarje për ta theksuar homofobinë dhe pabarazinë që ende ekziston në botën e futbollit.

Rapinoe e mbylli fjalimin e saj duke u bërë thirrje të gjithë të pranishmëve, si dhe atyre që ishin duke shikuar nga shtëpitë e tyre, që ta shfrytëzojnë platformën e tyre për të bërë nja dallim për të ardhmen.

“Disa nga historitë që më kanë frymëzuar mua më së shumti këtë vit: Raheem Sterling dhe Koulibaly, paraqitjet e tyre të mrekullueshme në fushën e lojës, por edhe mënyra se si ata kanë reaguar nga racizmit të gërditshëm me të cilin janë përballur këtë vit, ndoshta edhe gjatë tërë jetës së tyre”, tha 34-vjeçarja.

“Gruaja e re iraniane që e dogji veten sepse nuk i lejohet të shkonte ta përcjellë një ndeshje, futbollistet e komunitetit LGBTQ, që luftojnë aq shumë jo vetëm për ta luajtur sportin që e duan, por edhe për ta luftuar homofobinë  e shfrenuar me të cilën përballen”.

“Këto ishin historitë që më frymëzuan më së shumti, por ato edhe më mërzitën paksa dhe më zhgënjyen. Ndien se nëse e duam me të vërtetë ndryshimin, mendoj se edhe të tjerët, përveç Sterlingut dhe Koulibalys, duhet të jenë po aq të zemëruar nga racizmi”.

“Nëse të gjithë ishin po aq të zemëruar sa futbollistët e komunitetit LGBTQ, nëse të gjithë do të ishin po aq të zemëruar sa mungesa e pagës së barabartë, ose mungesës së investimeve në futbollin e grace – Kjo do të ishte gjëja më frymëzuese për mua”.

“Ne e kemi një mundësi të mrekullueshme në futboll, ndryshe nga çdo sport tjetër në botë, për ta përdorur këtë sport të bukur për ta ndryshuar botën përgjithmonë. Shpresoj se do ta merrni këtë afër zemrës, do të bëni diçka, çfarëdo. Ne kemi fuqi të mrekullueshme në këtë dhomë”.

(Kosova Sot Online )