Ronaldo injoroi Messin dhe Van Dijkun me votat e tij për çmimin ‘The Best’

  • 24 September 2019 - 09:28
Ronaldo injoroi Messin dhe Van Dijkun me votat e tij për çmimin ‘The Best’

Cristiano Ronaldo ka injoruar Lionel Messin dhe Virgil Van Dijkun në votat e tij për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Ylli portugez pritej të ishte në podium në gala mbrëmjen që u zhvillua në Milano, mirëpo nuk ishte aty, derisa argjentinasi mori çmimin e gjashtë nga FIFA. Më vonë është mësuar se 34-jeçari nuk ka dhënë vota për Messin apo Van Dijkun, pasi votat e tij kanë shkuar për abshëklojtarin Matthijs de Lift, mesfushorin e Barcelonës Frenkie de Jong dhe anëtarin e Paris Saint-Germian, Kylian Mbappe. an Dijk ia ka kthyer të njëjtën gjë Ronaldos, por ka votuar për Messin, Sadio Manen dhe Eden Hazardin e Real Madridit.

Kapiteni i Zonjës së Vjetër ka votuar për portugezin, De Jongun dhe Mohamed Salahun, gjersa Roberto Mancini i ka dhënë votën portugezit, argjentinasit dhe egjiptianit.

(Kosova Sot Online )