Mesazhi i çuditshëm i Ronaldos në kohën kur Messi u shpall më i miri

  • 24 September 2019 - 16:49
Mesazhi i çuditshëm i Ronaldos në kohën kur Messi u shpall më i miri

Cristiano Ronaldo e kaloi të hënën mbrëma duke u çlodhur në shtëpinë e vet në Torino, në vend se të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirën e FIFA-s në Milano. Legjenda portugeze ishte zhytur në filozofi në Istagram ndërkohë që çmimet për të mirët po ndaheshin.

Lionel Messi u shpall Lojtari më i Miri i Vitit 2019, ndërsa Ronaldo përfundoi i treti pas Virgil van Dijk, 

Por mesazhi i tij në Insagram sugjeron se sulmuesi i Juventusit do të rikthehet për të luftuar për këtë çmim.

“Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që e dallojnë profesionistin nga amatori”, shkroi Ronaldo në përshkrimin e një fotografie ku shihej i ulur duke lexuar, ndërkohë që djali i tij i madh po kryente detyrat e shtëpisë në prapavijë.

“Çdo që e madhe sot ka nisur si e vogël dikur. Nuk mund të bësh gjithçka, por bëj gjithçka që është e mundur për t’i bërë ëndrrat realitet.”

“Dhe mbaje në mend se agimi gjithmonë zbardh pas natës”, përfundoi CR7.

(Kosova Sot Online )