Messi e përsërit: Dua të luaj për Newell’s Old Boys

  • 24 September 2019 - 16:59
Messi e përsërit: Dua të luaj për Newell’s Old Boys

Lionel Messi e ka përsëritur – në një kohë kur është bërë e ditur se ai e ka një klauzolë largimi në kontratën e tij me Barcelonën – dëshirën për të luajtur për Newell’s Old Boys gjatë karrierës së tij.

Sulmuesi i lindur në Rosario, i cili është bërë superyll global në Katalonjë, kurrë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u kthyer në atdhe.

Ai e nisi me Newell’s Old Boys, para se potenciali i tij i madh të zbulohej në Barcelonë, ku u ftua për t’iu bashkuar akademisë së famshme La Masia.

Tërë karrierën e tij profesionale – gjatë të cilës ai ka fituar trofe të shumtë dhe ka thyer rekorde të panumërta, përfshirë fitimin e Topit të Artë pesë herë dhe Lojtari më i Mirë i FIFA-s gjashtë herë – Messi e ka kaluar në Camp Nou.

Ai është 32 vjeç dhe ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2021.

Së fundmi, megjithatë, është zbuluar se jugamerikani e ka një opsion në atë kontratë për t’u larguar nga klubi në fund të secilido sezon.

Messi nuk ka lënë të kuptohet se dëshiron të marrë ndonjë vendim të tillë tani për tani, por ai e ka përsëritur se dëshiron që një ditë të kthehet te rrënjët e tij.

I pyetur nga FIFA nëse ky mbetet plani i tij, Messi tha: “Po. Këtë e kam thënë gjithmonë, apo jo?”

“Të luaj për fanellën e Newell’s është ëndrra e fëmijërisë sime, edhe pse s’e di nëse do të ndodhë. Nuk është vetëm në dorën time. Unë i kam tre fëmijë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )