Zyrtare: Labinot Xhoxhaj përballë boksierit serb Predrag Jevtiç

  • 24 September 2019 - 18:28
Zyrtare: Labinot Xhoxhaj përballë boksierit serb Predrag Jevtiç

Boksieri me origjinë nga Kosova, Labinot Xhoxhaj, do të përballet me boksierin serb Predrag Jevtic në fillim të muajt të ardhshëm në një mec boksi.

Meci mes Xhoxhajt dhe serbit Jevtic është konfirmuar të zhvillohet të shtunën më 5 tetor në Zvicër.

Labinot Xhoxhaj në 12 meçet e para i ka po aq fitore, 10 prej tyre me nokaut.

Në këtë mbrëmje meçi mes Xhoxhajt e Jevtiç do të jetë kryesori, kurse në duelin tjetër profesionist do të jetë protagonist edhe Edmond Zefi, që zhvillon meçin e tretë në karrierë.

Para meçeve profesioniste do të zhvillohen ato të boksit olimpik mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës. 
 

Image



(Kosova Sot Online)