Trajneri i Villarrealit: Lëndimi i Messit e bëri Barcelonën më pak superiore

  • 25 September 2019 - 10:07
Trajneri i Villarrealit: Lëndimi i Messit e bëri Barcelonën më pak superiore

Trajneri i Villarrealit, Javi Calleja, beson se Barcelona ishte më pak superiore në ndeshjen e mbrëmshme mes dy klubeve gjatë pjesës së dytë, pas lëndimit të Lionel Messit.

Ndeshja e parë e Lionel Messit si titullar këtë sezon për Barcelonën zgjati vetëm 45 minuta pasi që argjentinasi u detyrua ta lë fushën e ndeshjes kundër Villarreallit menjëherë pas pjesës së parë, shkaku i një lëndimi.

Messi u zëvendësua nga Ousmane Dembele pas pjesës së parë në Camp Nou, pasi që u ankua për një problem në ijën e majtë, dhe ai mund të mungojë edhe në ndeshjen kundër Getafes.

“Messi e luajti pjesën e parë. Skuadra punoi për t’u siguruar se ai nuk do të ishte vendimtar. Kur ai është në fushë, e bën dallimin. Edhe pse është e vërtetë se ai nuk ishte plotësisht rehat”, ka thënë Calljea.

“Pa Messin, ata nuk ishin aq superiorë, kjo ishte e dukshme. Por, ne e dimë si t’i ndalim ata. Ne nuk patëm mundësi t’i dëmtonim apo të mbroheshim më mirë në fillim. Ne jemi të lënduar nga kjo disfatë, por jemi të lumtur me punën tonë”.

Pasi që i ka humbur javët e para të kampanjës së Barcelonës në këtë sezon të ri për shkak të një lëndimi tjetër, që e kishte pësuar gjatë parasezonit, argjentinasi u detyrua të presë deri në ndeshjen e së martës së kaluar, kundër Dortmundit, për ta bërë paraqitjen e parë këtë sezon.

Sulmuesi 32-vjeçar, i cili të hënën u shpërblye me çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit 2019 në botë, gjithashtu luajti në pjesën e dytë të ndeshjes të së shtunës kundër Getafes, në kuadër të La Ligës.

Ai mund të mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Getafes, siç raportojnë mediumet katalonase. TV3 sugjeron se Barcelona do ta lë të pushojë Messin për atë ndeshje në mënyrë që të mos e rrezikojë futbollistin.

Barcelona arriti t’u kthehet fitoreve në ndeshjen e mbrëmshme, duke siguruar rezultat 2;1 kundër Villarrealit, falë golave të shënuar nga Antoine Griezmann dhe Arthur Melo e përkundër golit të Santi Cazorla.

(Kosova Sot Online)