Pamje: Djali i Iniestas e shfaq talentin e madh

  • 25 September 2019 - 18:33
Pamje: Djali i Iniestas e shfaq talentin e madh

Paolo Andrea Iniesta, djali i futbollistit spanjoll Andres Iniesta, duket se e ka trashëguar talentin e babait dhe se do t’i ndjekë hapat e tij.

Fakti se është djali i Iniestas dhe mban emrin e dy legjendave të futbollit, Maldinit dhe Pirlos, nënkupton se Paolo Andrea Iniesta mund të jetë një yll futbolli në të ardhmen.

Ai është vetëm katër vjeç dhe ka nisur të stërvitë për t’u bërë ndër futbollistët më të mirë të botës, si babai i tij.

Ish-ylli i Spanjës dhe Barcelonës e ka publikuar një video në rrjetet sociale e cila shfaq djalin e tij duke i ushtruar goditjet.

Paolo Andrea ka të ardhme të ndritur dhe Iniesta ndihet krenar për këtë. 

(Kosova Sot Online)