Conte nuk flet për titullin kampion, lavdëron ekipin për paraqitjen me Lazion

  • 26 September 2019 - 08:31
Conte nuk flet për titullin kampion, lavdëron ekipin për paraqitjen me Lazion

Trajneri i Interit, Antonio Conte,  menjëherë pas fitores së arritur ndaj Lazios, ka folur për media, duke mos folur për titullin e kampionit. 

Në pesë ndeshje, Interit ka marr 15 pikë dhe është lider në Serie A. “Nuk ishte aspak e lehtë. Lazio është një skuadër shumë e fortë dhe me potencial, veç faktit se kanë katër vjet që punojnë me të njëjtin trajner dhe në goditje standarte kanë centimetra më shumë”. Në pjesën e parë duhet të falënderojmë edhe Handanovic, që bëri super pritje”.

“Në të dytën djemtë luajtën më mirë ku mund të shënonim më shumë gola, por edhe Lazio pati momentet e saj. Ishte e vuajtur, më pëlqeu që nuk u shpërbëmë, edhe pse ka gjëra për të korrigjuar”.

Image

“Një gol i pësuar në pesë ndeshje? Sigurisht, raste kundërshtarët kanë patur, por këto janë shifra të mira, duke parë se duhen pikët”. “Titulli? Ju flisni për titull, mua nuk më lëviz asnjë presje. Në momentin e parë që do të humbasim, ata, kritikët, do të jenë aty duke pritur dhe duke folur, këtë e di”, ka thënë Conte.

(Kosova Sot Online )