Presidenti Meta tifoz i zjarrtë i klubit skocez

  • 26 September 2019 - 12:43
Presidenti Meta tifoz i zjarrtë i klubit skocez

Presidenti i Republkës së Shqipërisë, Ilir Meta përveçse angazhimeve të tij në politikë, njihet për mbështetjen që i jep sportit dhe veçanërisht futbollit.

Përveç kombëtares, Meta mbështet dhe skuadrën skoceze të Selltikut. Gjatë një vizite në Sarajevë gjatë kësaj vere, aty ku Selltiku luante me ekipin boshnjak, tifozët i kanë bërë një surprizë presidentit që i ka mbetur në mendje.Kështu ai është deklaruar si një tifoz i Selltikut.

Ditën e djeshme skuadra skoceze ka mundur në “League Cup”  5-0 kundërshtarët e Patrik Thistël dhe janë kualifikuar në gjysmëfinale.

Me anë të një postimi në “Twitter”, presidenti ka shkruar duke uruar për fitoren: “5-0. Hej djema, a keni luajtur futboll apo tenis? Ju thuajse rrëzuat portën e kundërshtarit. Jeni të mrekullueshëm. Fat të mirë në gjysmëfinale. Once you’re Celt you’re alëays a Celt”.

(Kosova Sot Online)