Reali e do Pochettinon për sezonin tjetër

  • 26 September 2019 - 15:42
Reali e do Pochettinon për sezonin tjetër

“Los Blancos” janë në kërkim të pasardhësit të trajnerit aktual, Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm.

Real Madridi po mendon qysh tash për sezonin e ardhshëm.

Gjiganti spanjoll nuk beson se do ta vazhdojë shumë gjatë bashkëpunimin e dytë me Zinedine Zidanen.

Prandaj, mediat angleze shkruajnë se presidenti Florentino Perez është duke i shikuar alternativat.

Prioritet i “Los Blancos” është trajneri aktual i Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

Trajneri argjentinas u shpall nënkampion i Evropës me klubin anglez dhe është bërë objektiv i klubeve të mëdha.

Paraprakisht, në janar Reali po mendon të nënshkruajë para-kontratë me Christian Eriksenin.

E më pas, gjatë verës, ta bind edhe trajnerin Pochettino të zbarkojë në “Santiago Bernabeu”.

Opsione të tjera të Realit për trajner janë edhe Xabi Alonso, por edhe Jose Mourinho.

(Kosova Sot Online)