Xavi e këshillon Barçën ta transferojë Sterlingun
Legjenda e klubit katalunas e sheh sulmuesin anglez si lojtarin ideal për të luajtur në Camp Nou
Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez e ka zgjedhur Raheem Sterlingun si lojtarin ideal të cilin do të duhej ta transferonte gjiganti katalunas.
Ish-përfaqësuesi spanjoll mendon se sulmuesi i krahut të djathtë do ta nxirrte nga presioni trajnerin Ernesto Valverde, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, Barcelona duhet t’i paguajë më shumë se 169 milionë euro nëse dëshiron ta transferojë ish-futbollistin e Liverpoolit.
Real Madridi besohet se po ashtu është i interesuar për përfaqësuesin anglez.
Madje, gjiganti madrilen thuhet se i ka ftuar përfaqësuesit e Sterlingut për të diskutuar në Spanjë.
Sterling po kalon nëpër momente fantastike të karrierës së tij.
(Kosova Sot Online)