Butrinti i komenton ‘Messi’ Zhegrovës në videon që postoi në ‘Instagram’

  • 26 September 2019 - 20:41
Butrinti i komenton ‘Messi’ Zhegrovës në videon që postoi në ‘Instagram’

Zhegrova ka postuar në Instagram golin që shënoi mbrëmë me Baselin, të parin me klubin zviceran.

Talenti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, shënoi në fitoren 4-0 të Baselit kundër FC Zurich, goli i parë me fanellën e klubit zviceran.

I lumtur për këtë gol dhe mënyrën se si e shënoi, ai ka publikuar golin në Instagram ku për pak minuta ka marrë mijëra like e komente.

Një ndër më të veçantit ishte ai i këngëtarit, Butrint Imeri, i cili ka komentuar: “Messi”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10) on

(Kosova Sot Online)