Emery kërkon nga lojtarët që të votojnë emrin e kapitenit të ekipit

  • 26 September 2019 - 22:08
Emery kërkon nga lojtarët që të votojnë emrin e kapitenit të ekipit

Trajneri Unai Emery ka kërkuar nga futbollistët e tij që të votojnë për të zgjedhur kapitenin përfundimtar të ekipit.

Emery ende nuk ka njoftuar zyrtarisht se kush do të zëvendësojë Laurent Koscielny tani të larguar nga ekipi, edhe pse shqiptari Granit Xhaka ka mbajtur shiritin e kapitenit në çdo ndeshje të Ligës Premier deri më tani këtë sezon.

Ashtu siç bëri vitin e kaluar, Emery ka deklaruar se dëshiron të emërojë pesë kapitenë si pjesë e një grupi drejtues – dhe kishte thënë se do të zbulonte se kush do të ishin ata lojtarët javën e kaluar. 

Megjithatë, mbrojtësi Rob Holding ka zbuluar se skuadra ishte ftuar së fundmi për të paraqitur zgjedhjet e tyre të preferuara gjatë një votimi në London Colney.

Xhaka ka qenë kapiten i padiskutueshëm këtë fillim sezoni (Foto: Granit Xhaka/Facebook)

“Ne patëm një votim javën e kaluar, kështu që do të shohim se çfarë ndodh dhe do të shohim cili emër zgjidhet”, ka thënë fillimisht Holding.

“[Duhej të shkruanim emrat dhe pastaj t’ua jepnim menaxherit. Ai do t’i përshkojë ata padyshim me kontributin e tij dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodh”.

Holding ishte kapiten për disa minuta në ndeshjen ndaj Nottinghamit

“Nuk e di [kur do të shpallet vendimi]. Mendoj se do të ndodhë në dy ditët ose javën e ardhshme. Nuk kam ide”.

“Nëse e fitoj atë, atëherë do të jem më shumë se i lumtur dhe i nderuar ta bëj atë”, përfundoi mbrojtësi i ri anglez.

(Kosova Sot Online)