Ibrahimovic drejt largimit nga LA Galaxy, e ardhmja e tij në Argjentinë?

  • 27 September 2019 - 09:52
Ibrahimovic drejt largimit nga LA Galaxy, e ardhmja e tij në Argjentinë?

Zlatan Ibrahimovic është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme në MLS.

Sulmuesi suedez po shënon gola pothuajse në çdo ndeshje dhe kjo ka bërë që kërkesat për të të rritën edhe më shumë. 37-vjeçarit do t’i përfundojë kontrata me LA Galaxy në fund të këtij viti dhe do të mbetet lojtar i lirë, por që nuk e ka vendosur ende nëse do të mbetet ta klubi amerikan apo jo.Së fundmi në garë për të është futur edhe gjiganti argjentinas Boca Juniors.

Klubi i madh argjentinas nuk do t’ia vazhdoj kontratën Carlos Tevezit dhe e shohin Ibrahimovicin si zëvendësuesin perfekt të tij.

Boca i ka bërë një ofertë një vjeçare suedezit me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, por ende është në pritje të një përgjigje.

(Kosova Sot Online )