Neymari e shijoi natën në Barcelonë, sot nuk u shfaq në gjykatë

  • 27 September 2019 - 13:01
Neymari e shijoi natën në Barcelonë, sot nuk u shfaq në gjykatë

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit e postoi një fotografi në Instagram ku shihej përkrah shokëve të tij në Barcelonë, të enjten në mbrëmje, vetëm disa orë para se braziliani ishte dashur të shkonte në Gjykatën Sociale Të Barcelonës të premten, për gjykimin e tij kundër Barcelonës.

27-vjeçari supozohej të ishte dëshmitarë në seancën gjyqësore kundër Barcelonës sot, për një bonus page që, sipas Neymarit, Barcelona ia ka ende borxh që nga koha kur ai e kishte rinovuar kontratën me klubin spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Neymari e shijoi natën në Barcelonë të enjten, bashkë me mesfushorin e Barcelonës, Arthur Melon, dhe ish-sulmuesin e Espanyolit, Leo Baptisaon, i cili tani luan në Kinë për Wuhan Zall.

Sulmuesi u shoqërua mbrëmë në Barce

Sulmuesi u shoqërua mbrëmë në Barcelonë edhe nga shokët e tij, Gabriel Gubela dhe Amancio.

Postimi i gazetarit Carles Escolan e sqaroi se ishte arritur një marrëveshje para se të mbahej seanca gjyqësore.

“Neymari, i cili hëngri darke me Arthurin dje dhe qëndroi zgjuar deri në orën 6 të mëngjesit, nuk është shfaqur sot në gjykatë”, tha Escolan në Twitter.

“As ai e as babai i tij. Barcelona dhe përfaqësuesit e lojtarët janë të mbledhur në një lokal të famshëm në Barcelonë. Duket se do të arrihet një marrëveshje paragjyqësore”.

Image
Image


(Kosova Sot Online)