Klopp, mirënjohës për disfatat: Faleminderit Zotit që humbëm

  • 27 September 2019 - 15:38
Klopp, mirënjohës për disfatat: Faleminderit Zotit që humbëm

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se disfatat e hershme të skuadrës së tij në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe në Community Shield u kanë ndihmuar atyre të jenë më të mirë në Premierligë.

Liverpooli është në ecuri mbresëlënëse prej 15 fitoreve radhazi në Premierligë, duke filluar nga sezoni i kaluar. Kjo ecuri ka bërë që ata ta kenë kreun e tabelës, me pesë pikë më shumë sesa Manchester City.

Megjithatë, ata e kanë shijuar disfatën dy herë deri më tani këtë sezon – fillimisht kundër kampionit në fuqi të Anglisë, Manchester Cityt, në Community Shield, pastaj kundër Napolit në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Duke folur para ndeshjes të së shtunës kundër Sheffield Unitedit, Kloppi bëri të ditur se ai dëshiron që skuadra e tij të qëndrojë e përqendruar në çështjet sportive dhe të mos ua marrin vëmendjen rekordet e ndryshme.

“Ne nuk mendojmë për rekordet, vetëm kur jam në konferencë për shtyp. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës”, tha Klopp.

“Faleminderit Zotit që humbin nganjëherë në Ligën e Kampionëve apo në ndeshje të kupave të tjera sepse ende e dimë se si ndihemi në ato raste. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme sepse duam t’i ndryshojmë gjërat kur ta humbim një ndeshje”.

“Në vetëm duam të shkojmë në Sheffield dhe t’ua bëjmë atyre jetën sa më të parehatshme që të jetë e mundur. Ky është plani. Ne konsiderohemi skuadër e madhe, por nuk duam të sillemi si të tillë. Ne duam të luftojmë si sfidues të vërtetë”.

“Nuk e shoh asnjë arsye pse epërsia të mos jetë në anën e Sheffieldit sepse ata do të luajnë në stadiumin e vet. A duhet ta lejojmë që ata të luftojmë më shumë sesa no? Jo. A duhet t’i lejojmë të vrapojnë më shumë sesa ne? Jo”. 

(Kosova Sot Online)