Fundjava e pasur me derbi në Kosovë e Evropë, duelet më të mëdha i sjell IPKO

  • 27 September 2019 - 15:42
Fundjava e pasur me derbi në Kosovë e Evropë, duelet më të mëdha i sjell IPKO

Këtë fundjavë do të zhvillohen duele të mëdha sportive, mbi të gjitha në futboll.

Dhe, ndeshjet kryesore dhe më të mëdha në Kosovë dhe në ligat më të forta evropiane, Premierliga, La Liga e Serie A, do t’i sjellë edhe këtë vikend platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.

Gjithashtu, në IPKO dhe Digitalb mund t’i përcillni edhe Superioren e Shqipërisë, ligën e Francës dhe atë të Holandës, por edhe aktivitete dhe gara të sporteve tjera.

Derbi i Anamoravës, betejë për titull

Derbi i Anamoravës këtë herë do të jetë më ndryshe.

Ndeshja më e madhe në futbollin kosovar këtë radhë do t’i gjejë Gjilanin dhe Dritën duke luftuar për titull të kampionit.

Dy ekipet gjilanase e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri duke u gjendur në krye të tabelës pas gjashtë xhirosh të zhvilluara në IPKO Superligë.

Gjilani e ndan pozitën e parë me Feronikelin, kurse Drita gjendet menjëherë prapa tyre.

Dhe, krahas prestigjit të njërit prej derbive më të mëdhenj në Ballkan, këtë radhë do të luhet edhe për pikë të titullit të kampionit.

Në derbi nuk i dihet kurrë, as kur njëri ekip është në formë e tjetri jo.

Për këtë, krahas atmosferës që pritet të jetë e jashtëzakonshme në stadium, lojës me plot emocione dhe ethe, fituesi pritet të jetë i paqartë ndoshta deri në fund.

Në duelet tjera, Feronikeli pret fitore ndaj Ferizajt për ta konfirmuar lidershipin, ndërsa favorit shihet edhe Llapi përballë Dukagjinit.

Prishtina do të tentojë ta vazhdojë ngritjen me një fitore ndaj Vushtrrisë në udhëtim, ndërsa interesant pritet të jetë dueli në mes të Trepçës ’89 dhe Flamurtarit.

Kurse, Ballkani do ta ketë mundësinë ta konfirmojë forcën e tij me sfidën që do ta ketë si mysafir i Drenicës.

Të gjitha ndeshjet e javës së shtatë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll mund t’i shihni në Super Sport Kosova dhe këtë ua mundëson platforma televizive, IPKO.

Përballje të mëdha në Premierligë dhe La Liga

Ligat më të mëdha evropiane vazhdojnë të sjellin ndeshje të mëdha.

Premierliga vjen edhe këtë fundjavë me një derbi.

Manchester United do të përballet me Arsenalin në ndeshjen kryesore të xhiros së shtatë të kampionatit anglez.

Kampioni Manchester City do të ketë punë të vështirë këtë fundjavë pasi e viziton Evertonin, ndërsa lideri Liverpool e kërkon fitoren e shtatë kundër Sheffieldit.

Chelsea është favorit ndaj Brightonit, ndërsa Tottenhami e pret Southamptonin në shtëpi.

Një tjetër lojë e madhe këtë fundjavë e sjell La Liga.

Përballja ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit pritet të jetë mjaft interesante dhe e paqartë deri në fund.

Ndërkohë, Barcelona e viziton Getafen, në tentim të këndelljes pas fillimit të turbullt të sezonit.

Në Itali, Juventusi llogarit në fitore ndaj Spalit, kurse Interi s’do ta ketë të lehtë ndaj Sampdorias.

Milan – Fiorentina do të jetë ndeshja kryesore e kësaj jave në kampionatin italian.

Ndeshjet kryesore të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga dhe Serie A i sjell platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.

IPKO Superliga – Java e shtatë

SSK2 E shtunë 13:00 Feronikeli – Ferizaj

SSK3 E shtunë 14:00 Llapi – Dukagjini

SSK2 E shtunë 15:00 Trepça 89 – Flamurtari

SSK3 E diel 14:00 Drenica – Ballkani

SSK1 E diel 15:00 Gjilani – Drita.

(Kosova Sot Online)