Reali e “bllokon” Eriksenin në janar

  • 27 September 2019 - 16:46
Reali e “bllokon” Eriksenin në janar

Gjiganti spanjoll planifikon të arrijë marrëveshje me lojtarin në janar dhe ta transferojë atë verën e ardhshme

E ardhmja e Christian Eriksenit vazhdon të mbetet e paqartë.

Mesfushori danez nuk e ka vazhduar ende kontratën me Tottenhamin dhe largimi i tij nga Londra duket të jetë i pashmangshëm.

Eriksen e ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Spurs madje prej 11 milionë eurosh në vit.

Andaj, ai mund të nënshkruajë parakontratë me klubin e ri qysh në janar.

Futbollisti kualitativ ka përfunduar në shënjestër të Juventusit, pro gjatë verës e donte edhe Manchester Unitedi.

Atë e do edhe Atletico Madridi, por duket se ëndërr e Eriksenit është transferimi në Real Madrid.

“Los Blancos” po planifikojnë të arrijnë marrëveshje me të në janar dhe ta transferojnë nga sezoni i ardhshëm.

Rrugën e tij drejt Madridit mund ta marrë edhe trajneri i tij aktual, Mauricio Pochettino. 

(Kosova Sot Online)