Bayerni përgatit ofanzivë të re për Leroy Sane

  • 27 September 2019 - 17:13
Bayerni përgatit ofanzivë të re për Leroy Sane

Gjiganti bavarez do të tentojë ta transferojë sulmuesin e krahut gjerman gjatë janarit apo në afatin kalimtar të verës së ardhshme

Bayern Munichu do ta nisë një ofanzivë të re për Leroy Sanen gjatë janarit,

Për këtë ka siguruar presidenti i gjigantit bavarez, Uli Hoeness.

Kampioni gjerman ishte i interesuar për sulmuesin e krahut gjatë verës, por të gjitha planet u prishën kur futbollisti pësoi lëndim të rëndë në gju në ndeshjen e Community Shield kundër Liverpoolit në muajin gusht.

“Ne duhet të presim tash dhe të shohim se si do të shkojë shërimi i tij. Mendoj se duhet të ulemi dhe të flasim në janar ose shkurt dhe të vendosim se çfarë të bëjmë në këtë rast”, u shpreh Hoeness për “Planet Futbol”.

Sane nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në ekipin e Pep Guardiolës, prandaj pritet të largohet në drejtim të Bundesligës, ku e pret krahëhapur Bayern Munichu.

(Kosova Sot Online )