Simeone, kur e pyesin për dënimin e Barcelonës me 300 euro: “Reali ka ekip me futbollistë shumë të mirë”

  • 27 September 2019 - 21:28
Simeone, kur e pyesin për dënimin e Barcelonës me 300 euro: “Reali ka ekip me futbollistë shumë të mirë”

Simeone nuk ka dashur të flasë asgjë lidhur me dënimin e Barcelonës me 300 për transferimin e Antoine Griezmann.

Barcelona është dënuar me 300 euro për nisjen e bisedimeve me Antoine Griezmann sa ishte ende në kontratë me Atletico Madridi.

Natyrisht, kjo shumë është qesharake sepse Atletico kërkon edhe 80 milionë euro nga Barça për thyerjen e rregullave. 

I irrituar me vendimin e marrë dhe çmimin qesharak prej 300 eurove është edhe Simeone.

Ai ka injoruar pyetjen për 300 euro dënim për Griezmann, duke u përgjigjur krejtësisht diçka tjetër: “Real Madridi ka ekip me futbollistë shumë të mirë. Bale po rritet, Hazard ka kualitete fantastike…”.

(Kosova Sot Online)