Kroos është gati për derbi – 1, 2… dhe gol!

  • 27 September 2019 - 23:04
Kroos është gati për derbi – 1, 2… dhe gol!

Kroos është në formë fantastike para ndeshjes me Atleticon.

Në ndeshjet e fundit, mesfushori gjerman ka udhëhequr për mrekulli mesfushën në mungesë të Luka Modricit.

Ai pritet të jetë lojtar kyç në formacion edhe kundër Atletico Madridit të shtunën.

Para ndeshjes, Kroos dhuroi spektakël në stërvitje, duke qenë ndër më të mirët në fushë, derisa shënoi gol shumë të bukur,

Toni është pjesë e Realit që nga viti 2014. AI ka fituar mbi 10 trofe me Realin, veçuar tre tituj të Champions League.

29-vjeçari ka bërë 240 paraqitje deri më tani me Realin, ka shënuar 14 gola.

(Kosova Sot Online)