Nuk ka marrëveshje mes Barcelonës dhe Neymarit, palët ngritin padi ndaj njëra-tjetrës

  • 27 September 2019 - 23:21
Nuk ka marrëveshje mes Barcelonës dhe Neymarit, palët ngritin padi ndaj njëra-tjetrës

Neymar dhe Barcelona nuk kanë arritur marrëveshje për bonusin që klubi pretendohet që duhet t’i paguajë lojtarit dhe palët do të shkojnë në gjyq. 

Superylli i Paris Saint-Germain udhëtoi për në Spanjë, por nuk u paraqit në gjyq të premten, megjithëse një natë më parë ai doli për darkë me shokun e skuadrës te Brazili, Arthur Melon dhe ish- sulmuesin e Espanyolit, Leo Baptistao.

Zëdhënësi i Barcelonës, Josep Vives ishte i pari që mbërriti në gjykatë, ku të dyja palët u përpoqën, por pa sukses që të arrijnë një marrëveshje. 

Çështja do të shkojë në gjykim pasi avokati i Neymar, German Rodriguez ngriti një padi duke kërkuar 64.4 milionë euro të bonusit të besnikërisë që klubi i detyrohet klientit të tij.

Siç thuhet në kontratë, pagesa duhet të ishte bërë në dy këste, e ndarë në 20 milionë euro para 30 qershorit 2016 dhe pjesa tjetër para 30 korrikut 2017.

Avokati i Barcelonës, Carles McCrugh, megjithatë, pretendon se klubi katalanas ka prova që braziliani ishte i gatshëm të largohej para fundit të korrikut.

Ndërkohë, mbrojtja e Neymar pohon se kontrata e klientit të tyre me PSG-në ishte nënshkruar me 3 gusht 2017.

Blaugrana gjithashtu ka ngritur një padi, duke kërkuar 33 milionë euro dëme nga lojtari që nuk i është përmbajtur kontratës.

Afati i të dy palëve për të paraqitur provat është caktuar me 21 tetor në orën 15:00.

(Kosova Sot Online)