Atletico – Real, Man United – Arsenal, ndeshjet kryesore të fundjavës

  • 28 September 2019 - 09:23
Atletico – Real, Man United – Arsenal, ndeshjet kryesore të fundjavës

Ligat më të mëdha evropiane vazhdojnë të sjellin ndeshje të mëdha.

Premierliga vjen edhe këtë fundjavë me një derbi.

Manchester United do të përballet me Arsenalin në ndeshjen kryesore të xhiros së shtatë të kampionatit anglez.

Kampioni Manchester City do të ketë punë të vështirë këtë fundjavë pasi e viziton Evertonin, ndërsa lideri Liverpool e kërkon fitoren e shtatë kundër Sheffieldit.

Chelsea është favorit ndaj Brightonit, ndërsa Tottenhami e pret Southamptonin në shtëpi.

Një tjetër lojë e madhe këtë fundjavë e sjell La Liga.

Përballja ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit pritet të jetë mjaft interesante dhe e paqartë deri në fund, ndeshje që do të zhvillohet të shtunën mbrëma.

Ndërkohë, Barcelona e viziton Getafen, në tentim të këndelljes pas fillimit të turbullt të sezonit.

Në Itali, Juventusi llogarit në fitore ndaj Spalit, kurse Interi s’do ta ketë të lehtë ndaj Sampdorias.

Milan – Fiorentina do të jetë ndeshja kryesore e kësaj jave në kampionatin italian.

Ndeshjet kryesore të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga dhe Serie A i sjell platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.

Premierliga – Java e shtatë

SSK1 E shtunë 13:30 Sheffield United – Liverpool

E shtunë 16:00 Aston Villa – Burnley

E shtunë 16:00 Bournemouth – West Ham

SSK1 E shtunë 16:00 Chelsea – Brighton

E shtunë 16:00 Crystal Palace – Norwich

E shtunë 16:00 Tottenham – Southampton

E shtunë 16:00 Wolverhampton – Watford

SSK1 E shtunë 18:30 Everton – Manchester City

SSK1 E diel 17:30 Leicester – Newcastle

SSK1 E hënë 21:00 Manchester United – Arsenal

La Liga – Java e shtatë

E premte 21:00 Villarreal – Betis

E shtunë 13:00 Athletic Bilbao – Valencia

E shtunë 16:00 Getafe – Barcelona

E shtunë 18:30 Granada – Leganes

SSK1 E shtunë 21:00 Atletico Madrid – Real Madrid

E diel 12:00 Espanyol – Valladolid

E diel 14:00 Eibar – Celta Vigo

E diel 16:00 Alaves – Mallorca

E diel 18:30 Levante – Osasuna

E diel 21:00 Sevilla – Real Sociedad

Serie A – Java e gjashtë

E shtunë 15:00 Juventus – Spal

E shtunë 18:00 Sampdoria – Inter

E shtunë 20:45 Sassuolo – Atalanta

E diel 12:30 Napoli – Brescia

E diel 15:00 Lazio – Genoa

E diel 15:00 Lecce – Roma

E diel 15:00 Udinese – Bologna

E diel 18:00 Cagliari – Verona

SSK1 E diel 20:45 Milan – Fiorentina

E hënë 20:45 Parma – Torino

(Kosova Sot Online )