Agjenti: E dyfishova çmimin që Barcelona duhej ta paguante për De Jongun

  • 28 September 2019 - 18:20
Agjenti: E dyfishova çmimin që Barcelona duhej ta paguante për De Jongun

Agjenti i futbollit Hasan Cetinkaya ka zbuluar se si kishte arritur ta dyfishojë çmimin e Frenkie de Jongut për t’u transferuar nga Ajaxi në Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Kampionia spanjolle e transferoi Frenkie De Jongun për 75 milionë euro këtë verë, pasi 22-vjeçari kishte luajtur rol kyç në rrugëtimin e Ajaxit deri në gjysmëfinalet e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve.

Cetinkaa tha se Ajaxi në të kaluarën ishte dëmtuar nga agjentë të paskrupullt, të cilët i inkurajonin klientët e tyre ta detyronin klubin t’i shisnin dhe se drejtori i futbollit në Ajax, Marc Overmars, fillimisht kishte qenë duke kërkuar një shumë vetëm sa për ta mposhtur atë të transferimit të Davinson Sanchezit në Tottenham në vitin 2017, 38 milionë euro

Duke folur në një intervistë të dhënë për Aftonbladet për takimin e tij të parë me Overmars dhe drejtorin ekzekutiv të Ajaxit, Edwin va nder Sarin, Catikaya mban mend se u tha atyre: “Nuk duhet ta shesim për 50  milionë euro, do ta shesim për 100 milionë euro”.

“Ne nuk do ta thejmë vetëm rekordin për një klub holandez, por do ta bëjmë shitjen më të madhe për ndonjë futbollist holandez ndonjëherë. Pasi ua thash këtu, menjëherë e vërejta një atmosferë fantastike në dhomë”.

“Pastaj u bë luftë mes Paris Saint-Germainit, Juventusit dhe Manchester Cityt, që bënë gjithçka për ta marrë Frenkien. Mirëpo, Barcelona kishte qenë gjithmonë opsioni i tij i parë, futbolli i tyre është në ADN-në e tij”.

“Kishte presion shumë të madh mbi menaxhmentin e Barcelonës për ta arritur marrëveshjen dhe ata donin me të vërtetë ta ruanin veten”.

Sipas Cetinkayas, atij iu kërkua ta vendosë emrin e vetë si garanci për marrëveshjen, rrezik personal ky që e djersiti atë për tri ditë para se De Jongu ta nënshkruante kontratën me Barcelonën.

(Kosova Sot Online)