Atletico pretendon se Ramosi e ofendoi gjyqtarin ndihmës
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, mbeti i zemëruar që Sergio Ramosi e kishte ofenduar njërin gjyqtar të ndeshjes dhe asnjë veprim nuk u mor ndaj tij.
Sapo gjyqtari kryesor e sinjalizoi fundin e pjesës së parë të derbit të Madridit në “Wanda Metropolitano”, Diego Simeone, i zemëruar, shkoi drejt te gjyqtari Gonzalez Gonzalez për t’u ankuar.
Burimet nga Atletico Madridi më vonë e konfirmuar për AS se Simeone kishte qenë i zemëruar pasi që kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramosi, e kishte ofenduar njërin ndër gjyqtarët ndihmës, mirëpo nuk ishte ndëshkuar për këtë gjë.
Sipas Atletico Madridit, Ramosi i kishte thënë gjyqtarit “La puta que te pario” (në shqip fjalë për fjalë “k*rva që të lindi”, kuptimisht “bir k*rve” apo diçka e ngjashme).
Tensionet e shfaqura në fushën e lojës pas pjesës së parë besohet se vazhduan edhe në tunel mes futbollistëve të të dyja skuadrave.
(Kosova Sot Online)