EURO: Kosova e pret Gjermaninë sonte në Prishtinë

  • 29 September 2019 - 11:55
EURO: Kosova e pret Gjermaninë sonte në Prishtinë

Kosova do të jetë nikoqire e Gjermanisë sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian në hendboll.

Kombëtarja e grave e Kosovës do të përballet me Gjermaninë, në kuadër të xhiros së dytë të grupit 3 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Kosova e humbi ndeshjen hapëse të saj kundër Sllovenisë me rezultat 32:23 në Maribor.

Njomza Kelmendi, portiere e Kosovës, tha: “Nesër na pret ndeshje mjaft e vështirë me Gjermaninë, duke patur parasysh kualitetin e kundërshtarit. Për kundërshtarin do të tregojmë respekt, por frikë nuk kemi.

“Do të japim maksimumin dhe do të tregojmë që po përmirësohemi dita-ditës. Për ne është nder dhe motiv shtesë që luajmë para shikuesve tanë. Presim përkrahje nga shikuesit dhe besoj se me ndihmën e tyre do të angazhohemi edhe më shumë”.

(Kosova Sot Online)