City po mendon ta shkarkojë Guardiolan në fund të sezonit

  • 29 shtator 2019 - 17:52
City po mendon ta shkarkojë Guardiolan në fund të sezonit

Manchester City po mendon që ta shkarkojë Pep Guardiolan në fund të këtij sezoni, nëse nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Sipas asaj që raporton Daily Mirror, Citizens nuk janë të kënaqur me suksesin e trajnerit spanjoll në arenën ndërkombëtare, andaj kanë kërkuar nga ai që ta fitojë trofeun e garës më të madhe për klube në Evropë.

Medium anglez bën me dije më tej se nëse Guardiola shkarkohet, City do ta emëroj si trajner të tyre ish-strategun e PSV Eindhoven, Giovanni van Bronckhorst.

Trajneri 44-vjeçar u largua nga skuadra holandeze në fund të sezonit të kaluar, shkaku që kishte nevojë për pushim, mirëpo që në sezonin e ri do t’i rikthehet futbollit.

Mirror ka zbuluar se Van Bronckhorst është duke e studiuar punën e skuadrës dhe klubi e ka lejuar atë që t’i shikojë stërvitjet nga afër.

Me ardhjen e holandezit në kryes të skuadrës, Guardiola me shumë gjasë do të kalonte te Juventusi, pasi ishte kërkuar nga këta të fundit para se të emërohej Maurizio Sarri nga Chelsea.

(Kosova Sot Online)