Ribery: Ndihem i ri në fushë, thjesht e dua futbollin

  • 30 September 2019 - 09:42
Ribery: Ndihem i ri në fushë, thjesht e dua futbollin

Franck Ribery thotë se edhe pse po plaket për futboll, në fushë ende ndihet i ri, pasi bëri një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e Fiorentinës 3:1 kundër Milanit.

Sulmuesi veteran francez e shënoi golin e tretë të skuadrës së tij të dielën në San Siro dhe mori duartrokitje edhe nga tifozët vendas pas golit dhe pasi u zëvendësuar më vonë në ndeshje.

Ribery ishte kërcënim i vazhdueshëm i skuadrës për të ardhur keq të Milanit, e cila mbeti me 10 futbollistë pasi Mateo Musacchio u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje brutale ndaj ish-yllit të Bayern Munich.

Ai mund të jetë 36-vjeçar tani, por këmbëngul se dashuria që e ka për futbollin e frymëzon të vazhdojë të bëjë paraqitje në një standard të shkëlqyer.

“Jam i lumtur. Është gjithmonë gjë e veçantë kur luan në San Siro. Është stadium shumë i madh, ka shumë tifozë”, tha Ribery pas ndeshjes.

“Po, jam i vjetër, por ndihem i ri në fushë. Futbolli është jeta ime, e dua futbollin. Isha i uritur kur erdha në Fiorentinë dhe me ngazëllen fakti kur e shoh ekipin duke bërë mirë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )