“Rriheni atë k*rvë!”- shkarkohet trajneri italian pas komenteve për Gretën

  • 30 September 2019 - 15:40
“Rriheni atë k*rvë!”- shkarkohet trajneri italian pas komenteve për Gretën

Klubi i Serisë D, Grosseto, e ka shkarkuar Tommaso Casalinin nga pozita e trajnerit të të rinjve të klubit, pasi që ai se aktivistja 16-vjeçare Greta Thunberg e meriton të rrihet.

Greta Thumberg është bërë figura globale në luftën kundër ngrohjes globale, mirëpo veprimet e saj e nxitën një reagim të ashpër nga Tomasso Casalini, i cili kishte qenë edhe ndihmëstrajner i ekipit të parë të Grossetos.

“Kjo k*rvë! Një 16-vjeçare mund të rrihet, ajo është në moshën e duhur”, shkroi ai në Facebook.

Kjo deklaratë e tij u ndoq nga konfirmimi i klubit se trajneri është shkarkuar nga pozita e tij pasi që nuk kishte qenë në të njëjtën linjë me klubin, i cili i vendos vlerat morale para atyre teknike.

Casalini më vonë e lëshoi një letër për të kërkuar falje për komentet e tij.

“Do të doja që publikisht t’u kërkoja falje të gjithëve, duke filluar nga Greta Thunberg, për postimin që e shkrova në Facebook javën e kaluar”, thuhej në letrën e Casalinit.

“Ishte diçka e shkruar në një moment zemërimi ndaj aktivistet suedeze, mirëpo përdora gjuhë të gabuar dhe pendohem për përmbajtjen e mesazhit”.

“Unë kurrë nuk kam menduar dhe nuk mund t’i kisha menduar ato gjëra, veçanërisht për një të mitur. Megjithatë, kur ti e bën një gabim, atëherë është vetëm e drejtë që ti të marrësh përgjegjësi të plotë për gabimet e tua”.

“Për këtë arsye, unë e pranoj vendimin e Grossetos për më të larguar mua nga roli i ndihmëstrajnerit dhe trajnerit të të rinjve. I kërkoj falje klubit për turpin që ua kanë shkaktuar veprimet e mia”. 

(Kosova Sot Online)