Formacionet e mundshme: Tottenham – Bayern Munich, rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve

  • 01 October 2019 - 08:41
Formacionet e mundshme: Tottenham – Bayern Munich, rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve

Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich do të përballen në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve të fazës së grupeve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Tottenham Hotspur Stadium’, derisa do të jetë kryesorja e rrethit të parë.

Në këtë përballje, Spurs nuk do të mund të llogarisin në Giovani Lo Celso që është i lënduar.Nga ana tjetër, Bavarezët do të jenë pa Jann-Fiete Arp dhe Leon Goretzkan, që janë po ashtu të lënduar.

Këta tre lojtarë të lënduar nuk do ta zbehin përballjen e zjarrtë mes dy skuadrave, pasi vëmendja do të jetë te ata si, Harry Kane, Robert Lewandowski dhe Philippe Coutinho.

Formacioni i mundshëm i Tottenhamit: Lloris; Aurier, Alderweireld, Vertonghen, Rose; Sissoko, Winks, Ndombele; Eriksen; Kane, Son. 

 Formacioni i mundshëm i Bayernit: Neuer; Pavard, Sule, Boateng, Alaba; Kimmich, Alcantara; Gnabry, Coutinho, Perisic; Lewandowski. 

(Kosova Sot Online )