Rrufeja godet aeroplanin e Hertha Berlinit

  • 01 October 2019 - 12:32
Rrufeja godet aeroplanin e Hertha Berlinit

Skuadra e Hertha Berlinit ka përjetuar momente tmerri dhe paniku të dielën, teksa po kthehej në Berlin nga Kolni, ku kishte fituar me rezultat 0:4.

Aeroplani me të cilin udhëtonte skuadra bardh e kaltër është goditur nga një rrufe e fortë, me ç’rast futbollistët dhe stafi i skuadrës ka përjetuar momente të frikshme dhe paniku.

“Në aeroplan pati zhurmë të madhe dhe të bërtitura. U frikësova unë dhe gjithë të tjerët, por fatmirësisht zbritëm mirë në tokë. Ishte moment interesant që nuk e kemi përjetuar më hrët. Pilotët u treguan profesionistë duke e menaxhuar mirë situatën”, ka rrëfyer drejtori sportiv, Michael Preetz për “Bild”.

(Kosova Sot Online)