Benzema e synon rekordin e Di Stefanos sonte në Champions

  • 01 October 2019 - 14:28
Benzema e synon rekordin e Di Stefanos sonte në Champions

Karim Benzema synon ta barazojë rekordin e Alfredo Di Stefanos dhe të bëhet lojtari i tretë i Real Madridit me më së shumti gola në Ligën e Kampionëve.

Di Stefano është golashënuesi i tretë më i mirë i Real Madridit në Champions me 49 gola, një më shumë se Benzema (48).

Benzema i ka shënuar (60) gola në 113 ndeshje me Real Madridin dhe Lyonin, apo 0.53 gola për ndeshje mesatarisht.

Vetëm Cristiano Ronaldo (105), Raul Gonzalez (71) dhe Di Stefano (49) kanë shënuar më shumë gola se sulmuesi francez në histori të Real Madridit.

Me pesë gola në gjashtë ndeshje në La Liga deri tani këtë sezon, dhe hiç më pak se 30 gjatë sezonit 2018/19, Benzema është lojtari i vetëm i Realit që ka tentuar ta mbushë boshllëkun e lënë nga Ronaldo, i cili iu bashkua Juventusit.

(Kosova Sot Online)