Vazhdojnë plaçkitjet në shtëpitë e futbollistëve në Spanjë

  • 01 October 2019 - 14:56
Vazhdojnë plaçkitjet në shtëpitë e futbollistëve në Spanjë

Thomas Partey është bërë lojtari më i fundit i La Ligës që i plaçkitet shtëpia. Hajnat janë futur në shtëpinë e tij, në një kohë kur mesfushori ganez ndodhet në Moskë me Atletico Madridin.

Amvisja e Thomas ndodhej në shtëpi në momentin e plaçkitjes, por fatmirësisht ajo nuk ka pësuar ndonjë lëndim edhe pse është tronditur nga ky incident.

Rasti i Thomas është vetëm njëri në një varg rastesh të tilla.

Shtëpia e yllit të Real Madridit, Casemiro, u plaçkit në fundjavë, në kohën kur mesfushori brazilian po luante kundër Atletico Madridit dhe familja e tij ndodhej në shtëpi.

Kjo e kishte nxitur bashkëshorten e Lucas Vazquez, yllit tjetër të Realit, të reagojë duke bërë thirrje për ndihmë.

“Një pas një. Kur do të jetojnë të qetë në shtëpitë tona? Kur mund të shkojmë në punë të qetë?”, kishte shkruar ajo.

Shtëpitë e më shumë se 15 futbollistëve në Spanjë janë plaçkitur në vitet e fundit.

Ndër ta edhe: Gerard Pique, Karim Benzema, Jordi Alba, Alvaro Morata, Kevin-Prince Boateng, Arthur Melo, Joaquin, William Carvalho, Ezequiel Garay, Gabriel Paulista, Ramiro Funes Mori, Geoffrey Kondogbia, Thomas Partey.

(Kosova Sot Online)