Wenger: Po i vlerësoj ofertat për t’iu kthyer futbollit

  • 01 October 2019 - 15:14
Wenger: Po i vlerësoj ofertat për t’iu kthyer futbollit

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se i ka marrë disa oferta tërheqëse për t’iu kthyer futbollit.

Francezi hoqi dorë nga futbolli përkohësisht në maj të vitit 2008, kur e braktisi postin e trajnerit të Arsenalit – të cilin e kishte zënë për 21 vjet rresht.

Goal raporton se Wenger do të rikthehet në futboll në një rol teknik në organin qeverisës të futbollit botëror, FIFA.

Wenger ka lënë të kuptohet edhe vetë se është afër rikthimit.

“Që prej largimit nga Arsenali, kam marrë disa oferta interesante, të cilat jam duke i vlerësuar”, tha Wenger.

(Kosova Sot Online)