Real Madridi mezi barazon kundër inferiorëve të Club Brugge

  • 01 October 2019 - 21:10
Real Madridi mezi barazon kundër inferiorëve të Club Brugge

Real Madridi mezi ka arritur sonte një barazim kundër një klubi të vogël si Club Brugge. Madje belgët arritën që të kalojnë 0-2 në epërsi por ishin golat e Ramos dhe Casemiro, edhe pse goli i Ramos ishte shumë i dyshimtë pasi që u tha se u shënua në pozitë jashtëloje

Real Madridi pati edhe një paraqitje të dobët në Europë sonte.

13 herë kampionët e Europës janë treguar shumë të dobët para kampionit të Belgjikës duke arritur me shumë vështirësi te një barazim dhe atë në minutat e fundit të ndeshjes.

Goli i parë erdhi në minutën e 9-të për Club Brugge ku shënoi Emannuel Dennis edhe pse fillimisht goli i tij u referua si në pozitë jashtëloje.

E kur besohej që do të shënohet edhe goli i dytë nga belgët, përsëri nga Dennis në minutën e 39-të.

Me këtë rezultat përfundon pjesa e parë.  

Në pjesën e dytë Real Madridi fillon të sulmojë por belgët ishin të rrezikshëm në kundërsulme dhe patën mundësi për të shënuar golin e tretë, por Dennis nuk ia doli, kësaj radhe të shënoi kundër Areolas, i cili e zëvendësoi portierin Thibault Courtois i cili ishte jashtëzakonisht i dobëte në këtë ndeshje.

Megjithatë, Reali e ngushtoi epërsinë në minutën e 56-të me golin e Sergio Ramos, i cili u mendua se ishte në pozitë jashtëloje por VAR vendosi ta pranojë atë edhe pse ai mbetet si njëri prej golave të debatueshëm këtë mbrëme.

Club Brugge arrin që të rezistojë shumë mirë deri në minutën e 86-të ku Casemiro shënoi për golin e barazimit të Realit.

Pak para barazimit të rezultatit nga ndeshja ishte përjashtuar Ruud Vormer i Club Brugge.

Pavarësisht se mer një lojtarë më pak, Club Brugge arrinë të mbrohet dhe të merr një barazim të madh kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu. 

(Kosova Sot Online)