Juventusi me fitore solide kundër Bayer, shënon edhe Ronaldo

  • 01 October 2019 - 23:30
Juventusi me fitore solide kundër Bayer, shënon edhe Ronaldo

Juventusi ka arritur fitoren e parë sivjet në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur në Juventus Stadium ekipin gjerman Bayer Leverkusen. Tre golat për Juventusin i kanë shënuar Higuain, Bernardeschi dhe Cristiano Ronaldo

Në një mot jo të mirë në Torino, Juventusi ka arritur një fitore të pastër që ia ka dhënë tri pikë Bayer Leverkusenin.

Ishte një ndeshje që u kontrollua nga kampionët italianë në do repart kurse goli i parë që u shënua në këtë ndeshje ishte në minutën e 17-të, ku mbrojtja gjermane nuk u tregua e vëmendshëm sa duhet.

Pjesa e dytë fillon shumë mirë për bardhezinjtë e ku ata arrin që të shënojnë golin e qetësisë në minutën e 61-të me anë të Bernardeschit.

Për ti dhënë vulë këtij takimi ishte pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo i cili shënoi një gol të bukur në minutënj e 88-të.

Me këtë fitore, Juventus arrin në kuotën e 4 pikëve, aq sa ka edhe Atletico që fitoi sonte në Moskë kundër Lokomotivës. Rusët janë në vendin e tretë kurse të fundit në Grupin D janë Bayer Leverkusen. 

(Kosova Sot Online)