Bayerni interesohet për Sanen, City ia ofron Jesusin

  • 02 October 2019 - 14:20
Bayerni interesohet për Sanen, City ia ofron Jesusin

Sipas SportBild, oferta e Bayern Munichut për anësorin gjerman të Manchester Cityt, Leroy Sanen, u refuzua menjëherë nga drejtuesit e klubit anglez, mirëpo si opsion shihet braziliani Gabriel Jesus.

Bayern Munichu ka vazhduar të interesohet për transferimin e Leroy Sanes nga Manchester City, transferim ky të cilin gjermanët kishin tentuar ta kompletojnë edhe gjatë afatit kalimtar të verës mirëpo pa sukses.

Bordi drejtues i Manchester Cityt e refuzoi menjëherë edhe ofertën e fundit të Bayern Munichut, mirëpo ata u treguan të gatshëm të negociojnë me gjermanët për një tjetër lojtar të tyre, Gabirl Jesusin.

Sipas SportBild, Manchester City vendosi ta ofrojë sulmuesin brazilian si alternativë për kampionin e Bundesligës. Ky lajm i ka habitur shumë tifozë të Manchester Cityt, pasi që Jesusi ishte cilësuar si i paprekshëm për Guardiolën më parë, madje më i paprekshëm sesa Sergio Aguero.

Bazuar në lajmin e gazetës gjermane, Manchester City është i gatshëm ta lejojë Jesusin të largohet për më pak sesa 100 milionë euro.

Megjithatë, kur vjen fjala për Sanen, drejtuesit e klubit anglez janë të vendosur për të mos e shitur. Përkundër kësaj, Bayerni do ta bëjë edhe një tentim tjetër për anësorin gjerman gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në anën tjetër, nëse Bayerni vazhdon të sigurojë fitore bindëse si ajo e mbrëmshme, 7:2 kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, gjermanët mund të vendosin se nuk kanë fare nevojë për një tjetër sulmues. 

(Kosova Sot Online)