Ish-ylli i Interit: Kundërshtarët s’ia kanë frikën më Barcelonës

  • 02 October 2019 - 14:37
Ish-ylli i Interit: Kundërshtarët s’ia kanë frikën më Barcelonës

Legjenda e Interit, Marco Materazzi, nuk sheh ndonjë arsye përse gjiganti italian duhet të frikësohet para ndeshjes kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Materazzi ishte pjesë e skuadrës së Interit, e cila e mundi gjigantin katalonas në gjysmëfinale, rrugës drejt fitimit të Ligës së Kampionëve në sezonin 2009/10.

“Barcelona është gjithmonë e fortë, por ajo nuk i frikëson kundërshtarët më”, tha ish-mbrojtësi italian.

“Barça nuk e ka më ekipin e 2010-es, të cilin nuk mund ta ketë kurrë më. Tani i kanë vetëm tre apo katër lojtarë fenomenalë në fushë”, shtoi ai.

“Dikur i kishte 10 sosh dhe një jashtëtokësor të quajtur Messi”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)