Valverde: Interi na vuri në vështirësi, por ne ishim më të mirë në pjesën e dytë

  • 03 October 2019 - 09:08
Valverde: Interi na vuri në vështirësi, por ne ishim më të mirë në pjesën e dytë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka pranuar se Interi i shkaktoi shumë probleme skuadrës së tij, por këmbënguli se Barça tregoi në pjesën e dytë se është skuadër më e mirë, prandaj edhe e meritoi fitoren në Camp Nou

Barça e mundi 2:1 Interin të mërkurën në Camp Nou, edhe pse gjiganti italian kishte kaluar herët në epërsi përmes Lautaro Martinez.

Por Luis Suarez shkëlqeu me dy gola, duke ia siguruar gjigantit katalonas fitoren e parë pas dy ndeshjeve të para në Grupin F në Ligën e Kampionëve.

“Goli i Lautaros e vendosi ndeshjen në favor të tyre. Ata janë ekip shumë i fortë, lider në ligën italiane pasi i kanë fituar të gjitha ndeshjet deri tani. Na vunë në vështirësi, por ne ishim më të mirë në pjesën e dytë”, tha Valverde pas ndeshjes.

Barça nuk ia doli të krijojë shumë raste në pjesën e parë, por kjo ndryshoi në 45 minutat e dytë.

“Na u desh ta ndryshim lojën përpara. Ne e kontrolluam lojën përmes Busquets, Arthur dhe De Jong, por nuk krijuam hapësira. Prandaj u desh të përbënim më shumë kërcënim në zonën e tyre”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )