Pamje nga asisti fantastik i Lionel Messit kundër Interit

  • 03 October 2019 - 09:29
Pamje nga asisti fantastik i Lionel Messit kundër Interit

Lionel Messi i ka lënë prapa problemet me lëndime, që ia humbën dy muajt e para të sezonit të ri, dhe dhuroi momente magjike në fitoren e Barcelonës kundër Interit në Camp Nou.

Barcelona e mundi Interin 2:1 më rikthim, pasi zikaltrit kaluan në epërsi menjëherë në fillim të takimit përmes Lautaro Martinez, por Luis Suarez shënoi dy herë në pjesën e dytë për pikët e plota të katalonasve në Grupin F në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, ai që e frymëzoi fitoren e Barçës me një paraqitje të mahnitshme në 45 minutat e dytë, ishte Leo Messi.

Messi, që u përball me dy lëndime muskulore: në kofshe dhe në pulpë, ishte titullar për herë të parë këtë sezon në Champions dhe natyrisht la gjurmë.

32-vjeçari i kaloi dy lojtarë të Interit me lëvizje magjike dhe më pas asistoi te Suarez, i cili e realizoi golin e triumfit të spanjollëve.

Kjo paraqitje dhe statistikat nga ky takim tregojnë se Messi është rikthyer.

(Kosova Sot Online )