Talenti i Nice tregon pse ia vodhi bashkëlojtarit orën e vlefshme 70 mijë euro

  • 03 October 2019 - 09:50
Talenti i Nice tregon pse ia vodhi bashkëlojtarit orën e vlefshme 70 mijë euro

alenti 18-vjeçar francez Lamine Diaby-Fadiga, më shumë për famën e tij në lidhje me futbollin, u bë mjaft i njohur në botë për një gjest të turpshëm, atë të vjedhjes së orës së shokut të skuadrës, danezit Kasper Dolberg, në dhomat e zhveshjes së Nice.

Fadiga shihej si një futbollist mjaft premtues te Nice dhe këtë sezon pritej shpërthimi i tij, por gjesti i bërë gjatë seancës stërvitore, solli pasoja të rënda për të, pasi drejtuesit e klubit francez vendosën ta përjashtojnë nga skuadra.

Vetëm pak ditë më vonë Lamine Diaby-Fadiga nënshkroi me skuadrën e Ligue 2, Paris Fc, ku bën pjesë edhe fantazisti i njohur francez Jeremy Menez, ndërsa ka folur për herë të parë mbi arsyet që e shtynë t’i vjedhë orën shokut të skuadrës, e cila vlente 70 mijë euro.

“Isha në një moment të vështirë, pasi vija nga një dëmtim disa mujor dhe rikthimi im në fushë u shty për shkak të një kartoni të kuq të marrë me U19-ën. Situata ime e keqe, po ecte paralelisht me shkëlqimin e Dolberg dhe kjo më goditi shumë psikologjikisht. Vjedhja e orës ishte pa arsye, ose ndoshta për shkak të xhelozisë. Në vend që të luftoja në fushë për një vend në formacion, unë u tregova frikacak përballë tij. Gjesti im nuk u diktua nga lakmia, por nga ndjenja e zhgënjimit dhe diskreditimit. Jam vetëm 18 vjeç dhe mosha ime përbën një alibi, ndaj i kërkova falje Kasperit, drejtorit sportiv Fournier dhe trajnerit Vieira, dhe u zotova të kompensoj shokun e ekipit”, deklaroi Lamine Diaby-Fadiga.

(Kosova Sot Online )