Barcelona e thyen rekordin e Real Madridit në Evropë

  • 03 October 2019 - 13:32
Barcelona e thyen rekordin e Real Madridit në Evropë

“Los Blancos” e kishin arritur ecurinë prej 32 ndeshjeve pa disfatë në shtëpi në Evropë, nga viti 1975 deri në 1990, mirëpo tani Barcelona e ka thyer këtë rekord, me fitoren kundër Interin në Camp Nou në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Duhet të kthehesh para gjashtë vjetëve për ta gjetur ndeshjen e fundit që Barcelona e humbi në Camp Nou në ndeshjet e garave evropiane, duke humbur 3:0 në atë rast kundër Bayernit, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së vitit 2012.

Që nga atëherë, “Los Cules” e kanë arritur ecurinë prej 33 ndeshjeve pa disfatë në shtëpi – 30 prej të cilave fitore e tri barazime – duke e bërë Camp Nou njërin ndër stadiumet më të vështirë për të luajtur si mysafir në Evropë.

Gjatë kësaj ecurie, Barcelona i ka shënuar 101 gola dhe i ka pranuar vetëm 16. Megjithatë, ky rekord nuk është edhe aq mbresëlënës kur merret parasysh që, gjatë kësaj kohe, katalonasit e kanë fituar vetëm një herë titullin e Ligës së Kampionëve – duke e mposhtur 3:1 Juventusin në finalen e Championsit 2014/15.

Megjithatë, para epokës së Ligës së Kampionëve, gjatë Kupës Evropiane, Bayern Munichu kishte arritur t’i zhvillojë 43 ndeshje pa asnjë disfatë në shtëpi, mes viteve 1969 dhe 1991.

Në anën tjetër, Real Madridi tani mbetet prapa Barcelonës, pasi që madrilenët kishin shkuar 32 ndeshje pa disfatë në shtëpi mes viteve 1975 dhe 1990.

Për më tepër, Real Madridi nuk e ka një rekord aspak të mirë për momentin në Evropë, pasi që e kanë kaluar pothuajse një vit pa siguruar fitore në Bernabeu. Fitorja e tyre e fundit ishte më 23 tetor të vitit 2018, kur e mposhtën Viktoria Plzenin. Që nga atëherë, “Los Blancos” i kanë marrë dy barazime dhe dy disfata në shtëpi.

(Kosova Sot Online)