Pamje: Askush nuk duhet ta harrojë pjesën e parë të Interit kundër Barcelonës

  • 03 October 2019 - 14:27
Pamje: Askush nuk duhet ta harrojë pjesën e parë të Interit kundër Barcelonës

Tri pikët që Barcelona i fitoi të mërkurën janë triumf i shkëlqyer. Gjiganti katalonas nuk ishte i shkëlqyer dhe nuk luajti ndeshje të mirë në veçanti, por e riktheu rezultatin në favor falë një pjesë të dytë të mirë.

Lionel Messi dhe Luis Suarez dolën përsëri në skenë për ta nxjerrë ekipin nga balta, shkruan gazeta spanjolle “Marca”.

Nuk duhet harruar, megjithatë, se Interi e dominoi taktikisht dhe në fushë Barçën në pjesën e parë.

Ndeshja e zhvilluar nga ekipi i Antonio Contes në pjesën e parë ia kujtoi Barcelonës vitet e saj më të mira. Aftësitë e klubit italian për ta marrë topin, duke e kontrolluar nga portieri Samir Handanovic dhe për ta lëvizur atë gradualisht dike te porta e Marc-Andre ter Stegen ishte habitëse.

Ziklatrit e bënë këtë shpesh, duke depërtuar mbi presionin e ngjeshur që lojtarët e Barçës shtronin.

Një rezultat prej 3:0 për Interin nuk do të kishte qenë çudi, sipas Marcas.



(Kosova Sot Online)