Eriksen kërkon largimin nga Tottenham

  • 04 October 2019 - 09:08
Eriksen kërkon largimin nga Tottenham

Eriksen kërkon të lëvizë në merkaton e janarit

Agjenti i Christian Eriksen do të zhvillojë bisedime të mëtejshme me Real Madridin këtë vikend pasi mesfushori i Danimarkës dëshiron të largohet në afatin kalimtar të janarit, raporton ‘Star’.

Eriksen është në 12 muajt e fundit të kontratës me Tottenhamin dhe janari do të ishte mundësia e fundit që Spurs të përfitojnë diçka nga 27-vjeçari e mos ta lënë të largohet me parametra zero.

Ish-mesfushori i Ajaxit ka kohë që ka shprehur dëshirën për një sfidë të re, por nuk iu realizua ajo gjatë verës. 

(Kosova Sot Online)