Reali me komunikatë zyrtare për Marcelon

  • 04 October 2019 - 13:59
Reali me komunikatë zyrtare për Marcelon

U lëndua sapo u kthye nga dëmtimi, Marcelo do të mungojë sërish për një kohë.

Përmes një komunikate për media, Real Madridi ka bërë të ditur se lojtari ka probleme muskulore në këmbën e djathtë.

Ai s’ka qenë pjesë e ekipit për gati një muaj dhe u kthye të martën në Champions League kundër Clube Brugge, por është ndalur sërish dhe do të jetë jashtë për të paktën dy javë.

(Kosova Sot Online)