Mustafi ka statistika më të mira sesa Van Dijku e Maguire

  • 04 October 2019 - 14:34
Mustafi ka statistika më të mira sesa Van Dijku e Maguire

Shkodran Mustafi e ka mbajtur portën e paprekur në më shumë ndeshje sesa Virgil Van Dijku i Liverpoolit dhe Harry Maguire i Manchester Unitedit këtë sezon.

Qendërmbrojtësi shqiptar me nënshtetësi gjermane ka qenë titullar në tre ndeshje për Arsenalin këtë sezon në të gjitha garat dhe “Topçinjtë” s’kanë pësuar gol në asnjërën prej këtyre ndeshjeve.

Ai ndihmoi në fazën e mbrojtjes në ndeshjet kundër Nottingham Forestit në Kupën e Ligës, ndërsa ndihmoi edhe në dy ndeshjet e deritanishme në Ligën e Evropës – kundër Eintracht Frankfurtit dhe Stadard Liege.

Në anën tjetër, Van Dijku dhe Maguire kanë arritur ta mbajnë portën e paprekur vetëm në dy ndeshje gjatë këtij sezoni në të gjitha garat.

Përderisa Mustafi s’ka luajtur ende në këtë sezon të Premierligës, ai ka arritur t’i regjsitrojë tri paraqitje me fanellën e Arsenalit kur e ka mbajtur portën e paprekur nga kundërshtarët.

Ai shpeshherë kritikohet nga tifozët e vetë klubit të tij, mirëpo në ndeshjet që ka luajtur e ka pasur një ndikim pozitiv në skuadër.

Trajneri Unai Emery po preferon të luajë me David Luiz dhe Sokratis Papastathopoulos në qendër të fazës së mbrojtjes dhe kjo i ka limituar minutat e lojës për Mustafin.

Megjithatë, paraqitja e tij e mbrëmshme kundër Standard Liege i ka dhënë Emeryt arsye për të menduar më shumë për formacionin e parë për ndeshjen e së dielës, kundër Bournemouthit në kuadër të Premierligës.

(Kosova Sot Online)