“Do të jetë e vështirë kundër Interit, Conte ka krijuar një skuadër të frikshme”

  • 04 October 2019 - 15:10
“Do të jetë e vështirë kundër Interit, Conte ka krijuar një skuadër të frikshme”

Ramsey ka vetëm fjalë pozitive për Interin e Contes.

Pas gjashtë xhirove në Serie A, Interi prin me pikë të plota 18 – dy më shumë se fituesi i tetë viteve të fundit të Scudettos, Juventusi.

Këto dy skuadra do t’i matin forcat të dielën me mundësi të ndryshme – Interi mund të shkojë në pesë pikë dhe të jetë e qetë në krye, mund të mbesë 2 pikë para, por edhe mund të humbasë e të mbesë një pikë prapa.

Para ndeshjes, ka folur blerja e re e “Zonjës së Vjetër”, Aaron Ramsey.

“Antonio Conte i ka organizuar ata shumë mirë dhe nuk kanë humbur asnjë pikë. Do të jetë ndeshje e vështirë”, tha Can.

“Ata kanë disa lojtarë të shkëlqyer, përfshirë një që e njoh shumë mirë nga koha ime te Arsenali (Alexis Sanchez)”.

“Duhet të kemi kujdes nga ai (Sanchez) dhe lojtarët tjerë që kanë dhe të japim më të mirën për të marrë rezultatin që duam”.

(Kosova Sot Online)