Low e konfirmon: Ter Stegeni do të luajë kundër Argjentinës

  • 04 October 2019 - 15:26
Low e konfirmon: Ter Stegeni do të luajë kundër Argjentinës

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, do ta ketë mundësinë e tij për ta dëshmuar se e meriton të jetë portieri i parë në ekipin kombëtar të Gjermanisë. Trajneri Joachim Low e ka konfirmuar se ai do të luajë kundër Argjentinës, mirëpo mbetet opsioni i dytë pas Manuel Neuer për ndeshjet me karakter garues.

Gjatë kohës së fundit, Marc-Andre ter Stegeni ka fituar mbështetje në garën për ta zënë pozitën e portierit të parë të Gjermanisë, pasi fituesi i Kupës së Botës 2014 Manuel Neuer u kthye nga lëndimi i tij.

Low ka refuzuar t’ia japë mundësinë 27-vjeçarit ta dëshmojë veten kur Neueri ka qenë në skuadër dhe kjo ka bërë që portieri i Barcelonës t’i ketë vetëm 22 paraqitje për ekipin kombëtar. Ndërkohë, portieri i Bayernit i ka regjistruar më shumë sesa 90 paraqitje për Kombëtaren, që nga debutimi i tij në vitin 2009.

Edhe pse trajneri Low e ka hapur tani derën e mundësinë për të luajtur për Ter Stegenin, ai ka thënë se hierarkia në skuadër mbetet ende e paprekur, që do të thotë se Neueri mbetet edhe më tutje portieri i parë.

Duke folur pas publikimit të listës për ndeshjen miqësore kundër Argjentinës dhe ndeshjes kualifikuese për EURO 2020 kundër Estonisë, Low e sqaroi qëndrimin e tij për debatin e madh të kohës së fundit, Neuer – Ter Stegen.

“Bashkë me trajnerin e portierëve, Andrea Kopken, ne kemi vendosur që Marc do të luajë në Dortmund dhe Manuel në Tallinn. Ne e kemi diskutuar këtë me të dy portierët”, ka bërë të ditur Low.

“E kam konfirmuar shumë herë se Manuel Neuer është kapiteni dhe portieri ynë i parë sa i përket Kampionatin Evropian – për aq kohë sa nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme”.

Lowit i mungojnë shtatë lojtarë të rëndësishëm të Kombëtares gjermane shkaku i lëndimeve: Leroy Sane, Antonio Rudiger, Leon Goretzka, Nico Schulz, Julian Draxler, Thilo Kehrer dhe Kevin Trapp.

Skuadra e plotë e Gjermanisë:

Portierë: Manuel Neuer (Bayern Munich), Bernd Leno (Arsenal), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)

Mbrojtës: Jonas Hector (Cologne), Matthias Ginter (Borussia Monchengladbach), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen), Lukas Klostermann (RB Leipzig), Niklas Sule (Bayern Munich), Marcel Halstenberg (RB Leipzig), Niklas Stark (Hertha Berlin)

Mesfushorë: Joshua Kimmich (Bayern Munich), Kai Havertz (Bayer Leverkusen), Toni Kroos (Real Madrid), Julian Brandt (Borussia Dortmund), Marco Reus (Borussia Dortmund), Nadiem Amiri (Bayer Leverkusen), Ilkay Gundogan (Manchester City), Emre Can (Juventus)

Sulmues:  Serge Gnabry (Bayern Munich), Luca Waldschmidt (Freiburg), Timo Werner (RB Leipzig).

(Kosova Sot Online)