Veprimi i Hazard me Vinicius që ka hapur debat

  • 04 October 2019 - 15:39
Veprimi i Hazard me Vinicius që ka hapur debat

Nuk ka qetësi te Real Madridi.

Barazimi shokues 2-2 në “Santiago Bernabeu” me Clube Brugge, ka prishur paksa qetësinë te Real Madridi, pas disa paraqitjeve pozitive.

Eden Hazard është në qendër të vëmendjes, ai po merr kritika të shumta për formën që po kalon te Los Blancos – i cili deri më tani as nuk ka asistuar e as nuk ka shënuar për Realin.

Hazard duhet se nuk është aspak i qetë dhe gjesti i bërë me Vinicius në stërvitje, tregon më së miri presionin që ka 28-vjeçari.

Nuk është zbuluar më shumë se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre, por veprimi i Hazard me Vinicius nuk është aspak i zakonshëm.

(Kosova Sot Online)