Statistika që tregojnë se Reali nuk mbrohet si skuadër, por Courtois ka një pjesë të madhe të fajit

  • 04 October 2019 - 22:39
Statistika që tregojnë se Reali nuk mbrohet si skuadër, por Courtois ka një pjesë të madhe të fajit

Shifrat prapa problemeve defensive të Real Madridit, tregojnë se Thibaut Courtois nuk është vetmi që duhet fajësuar për golat e pranuar.

Nga 11 golat e pranuar të Los Blancos në këtë sezon, 10 janë shënuar nga brenda zonës së rrezikshme.

“Mbrohemi bashkë dhe sulmojmë bashkë”, është thënia tipike e Zinedine Zidane, mirëpo këto statistika tregojnë se Reali nuk po mbrohet si skuadër. 

Los Blancos kanë pranuar vetëm gjashtë gola në La Liga, ndërsa kanë lejuar vetëm 14 goditje nga brenda zonës dhe vetëm një nga jashtë zonës.

Megjithatë, 42.86 për qind e këtyre gjuajtjeve nga brenda zonës kanë arritur te Courtois. Nëse krahasohet me Atletico Madridin, vetëm 27.27 për qind e goditjeve nga brenda zonës kanë arritur te Jan Oblak.

Tomas Vaclik ka qenë portier mjaft i angazhuar, pasi 66.67 për qind të goditjeve që ka pësuar Sevilla nga brenda zonës, kanë arritur tek ai.

Nga ana tjetër, kanë mjaftuar 2.3 goditje për të shënuar gol ndaj Realit, krahasuar me 3.7 goditje për të shënuar kundër Atleticos, prandaj nuk ka dyshim se një pjesë e fajit i takon portierit Courtois.

(Kosova Sot Online)